Makina që drejtonte ra në lumë, mbështetësja e PS-së më 25 prill ishte zv.kryetare e KZAZ-së në Poliçan

Një aksident i rëndë ndodhi dje në fshatin Vërtop të Poliçanit ku makina që drejtohej nga 28-vjeçarja Anxhela Ibro ra në lumë nga një lartësi 15 metër. Ibro humbi kontrollin e mjetit e ra në lumë e si pasojë u plagos rëndë.

Ndërkaq bëhet me dije se ajo është punonjëse administrate në bashkinë e Poliçanit, ndërkohë që në zgjedhjet e 25 prillit ishte zv.kryetare e KZAZ nr.67, ku përfaqësonte Partinë Socialiste.

28-vjeçarja pas aksidentit u nxorr nga makina e saj tip “Audi”, falë forcave të policisë dhe ushtrisë, e më pas u transportua në spitalin e Beratit për të marrë ndihmë mjekësore. Pas përkeqësimit të gjendjes, Ibro është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku po merr një ndihmë më të specializuar.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat