Ilaçe, ‘Lemon Soda’ dhe një kovë për të vjellat! Kura e tre të helmuarve nga kërpudhat, dalin PAMJET brenda banesës, një “mal” me medikamente por s’ja dolën…

Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me vdekjen e tre familjarëve nga Kosova, pasi kishin konsumuar kërpudha helmuese. Të tre, menjëherë pasi kishin nisur që të shfaqnin shenjat e para të helmimit kishin marrë mjekime, të cilat kanë mbetur mbi tavolinën e banesës.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga Top Channel, çifti dhe e moshuara kanë konsumuar disa ilaçe por edhe pije të gazuara, për të lehtësuar gjendjen e tyre, por nuk ka funksionuar.

Pasi nuk kanë vënë re përmirësim në gjendjen e tyre, ata kanë shkuar sërish në ambulancë, ku janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, por nuk ia kanë dalë që të mbijetojnë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën, ku tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani; Afrimi, Elfetja dhe Ferdinazja kanë ndërruar jetë. Autopsia ka treguar se ata kanë ndërruar jetë për shkak të konsumit të kërpudhave helmuese, por familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë.

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat