Ekzekutohet pronari i “The Boss” në Vlorë, Birçaj po udhëtonte me BMW X5, autorët i prenë rrugën dhe e qëlluan me breshëri, shpëton pasagjeri

 

Bledar Birçaj, 40 vjeç është ekzekutuar mesditën e sotme tek vendi i njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në qytetin e Vlorës. Biznesmeni ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip BMW x5 bashkë me një mikun e tij kur rruga i është prerë nga një tjetër automjet që ishte në ecje. Më shumë se 15 të shtëna janë lëshuar në drejtim të biznesmenit 40-vjeçar, i cili ka marrë 7 plumba. Ai u dërgua me urgjencë në spital por për fat të keq nuk ka mundur të shpëtojë. Me fat ka qenë miku i tij, i cili ka shpëtuar për mrekulli pavarësisht breshërisë së plumbave. Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Shtetit ka ngritur një sërë pikash kontrolli në hyrje dhe dalje të Vlorës për të identifikuar dhe kapur autorët të cilët dyshohet se janë larguar në drejtim të Kaninës.

40-vjeçari rezulton se është pronari i një sërë bizneseve në qytetin e Vlorës, përfshirë një lokal bar-kafe në zonën e Lungomares, me emrin “The Boss”. E shkuara e Birçajt rezulton se është problematike. Në vitin 2011 ai u arrestua për akuzën e vrasjes me paramendim të Artur Tahiraj dhe shkatërrimit të pronës, për tu liruar në prill të 2011-ës. Birçaj asokohe vetëm 30 vjeç ia doli të mbyllte telashet me drejtësinë ndërsa po atë vit, bashkë me vëllain e tij, Eltonin kanë rrahur me grushta  juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H, për shkak të detyrës. Asokohe, prokuroria e ka proceduar në gjendje të lirë. Ndërkohë që emri i tij nuk ka dalë më në skenë deri mesditën e sotme, kur biznesmenit iu pre rruga dhe u vra në një atentat tipik mafioz.

Bledar Birçaj, 40 vjeç u ekzektua sot brenda makinës së tij në Vlorë. Teksa lëvizte brenda qytetit, i shoqëruar nga një tjetër person që ende nuk është identifikuar, Birçaj nuk u mbijetoi dot plumbave të marrë. Por 40-vjeçari nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Në janar të 2011 ai u arrestua në Vlorë si i dyshuar për vrasjen e Artur Tahirajt, duke qëndruar në burg për 45 ditë. Megjithatë nuk iu gjet asnjë provë që e fajësonte të ndjerin për vrasjen e ndodhur në Vlorë, kështu që organet e drejtësisë e lanë të lirë, madje duke e “likuiduar” për ditët e burgut që bëri. Vrasja e Tahirajt është pista kryesore ku edhe po hetohet për të gjetur autorët e ekzekutimit të 40-vjeçarit, por jo e vetmja. Viktima e sotme dyshohet se ka qenë tejet aktiv edhe Spanjë me trafikimin e lëndëve narkotike, megjithatë mbetet përt t’u parë në vijim se cili ka qenë motivi i vërtetë i vrasjes së tij.

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat