E reja humbi jetën gjatë lindjes, familjarët nga Fieri protestojnë para prokurorisë

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa javë më parë ku një 31- vjeçare humbi jetën pasi solli në jetë foshnjen e saj. Familjarët e vajzës kërkojnë drejtësi. Ata kanë ardhur këtë mëngjes para prokurorisë në shenjë proteste.

Familjarët e Elisabeta Lamaj kërkojnë që prokuroria të hetoje pasi kanë bërë kallëzimin. E reja humbi jetën gjatë lindjes në maternitetin e Fierit. Familjarët kanë ngritur dyshime mbi mjekët dhe për këtë arsye kanë bërë kallëzim në prokurori.

“Unë jam kunata e Elisabetës. I lutem shtetit dhe prokurorisë të vërë dorën në zemër për ato dy vajza që janë jetime. unë jam e fushës së mjekësisë, punoj laborante. Nuk e di si ata mund të thonë pësoi arrest kardiak apo tromboembolinë, pse nuk doli doktori ta takonte bashkëshortin dhe t’ja thoshte vetë. Pse i bëri analizat tre ditë para, ku ato analiza bëhen brenda një ore,” shprehet e afërmja e viktimës para mediave.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat