Të papriturat nuk kanë të ndalur nga konkurentët dhe ish konkurentët e “Për’puthen”.
Të fundit që na befasuan janë Tea dhe Fationi, të cilët nuk njihen për ndonjë afërsi sa ishin brenda programit.
Por jashtë duket se gjërat kanë ndryshuar.
Dy nga konkurentët më të përfolur kanë shkëmbyer komente me zemra në një fotografi të Teas në “Instagram”.
Kaq mjaftoi dhe fansat filluan menjëherë aludimet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Kujtojmë se Tea doli e “përputhur” me Andin nga programi, por pas daljes ajo konfirmoi lidhjen me ish-konkurentin tjetër Beartin, lidhje kjo shumë dinamike por që zgjati pak.
Në anën tjetër kemi Fationin njërin nga djemtë me më së shumti takime me vajzat brenda por që braktisi programin pa u “përputhur” me njërën nga vajzat.