Një listë me gjëra që konsiderohen shumë seksi diku nëpër botë

Dhëmbët e dalë- Japoni

Në vendet perëndimore, dhëmbët e drejtë dhe të bardhë konsiderohen sinonim i një buzëqeshjeje të përsosur. Në Japoni, ndodh e kundërta: e ashtuquajtura “jaeba” (dhëmbë të shtrembër) konsiderohet si një prej gjërave më tërheqëse. Njerëzit që i kanë disi të dalë dhëmbët e qenit u duken më të lezetshëm, pak a shumë siç na duken ne gropëzat në faqe. Madje ka vajza dhe gra japoneze që shkojnë tek dentisti për t’i bërë dhëmbët të jenë jo më të drejtë, por më të shtrembër.

Vragat në fytyrë- Afrikë

Në vende si Guinea e Re apo të tjera vende të Afrikës, njerëzit e shenjojnë trupin me motive dhe vraga (shenja prerjesh) të vendosura në mënyrë “artistike”. Zakonisht vragat u bëhen burrave gjatë një ceremonie kurse shenjat tek gratë konsiderohen bukuri.

Mjekra e hollë- Korea e Jugut

Jo vetëm kirurgjia plastike është shumë e përhapur në Korenë e Jugut, por është krejtësisht normale. Koreanët janë të gatshëm t’u nënshtrohen ndërhyrjeve mjaft të ndërlikuara, si përshembull: thyerja e e nofullës në tre pjesë, heqja e zonës së mesme dhe bashkimi i dy anësoreve për të krijuar një mjekër majoshe. Pas kësaj, latohen cepat e mjekrës. Për një kohë të gjatë pas këtij operacioni, individi nuk mund të hajë ushqim të fortë.

Mbipesha- Mauritani

Po nuk pate pala barku, nuk t’i hedh njeri sytë në Mauritani. Që vajzat e tyre të jenë të denja për një burrë, është traditë që prindërit t’i dërgojnë çupat në “ferma” të veçanta ku ato marrin rreth 16 mijë kalori në ditë, pra rreth 8-fishin e kalorive të zakonshme që duhet të marrë një njeri i shëndetshëm (2000 në ditë). Për fat të keq, kjo traditë shkakton sëmundje stomaku tek shumë vajza.

Fashot pas kirurgjisë plastike- Iran

Irani është kryeqendra e rinoplastikës (kirurgjisë plastike për të drejtuar hundën). Pavarësisht çmimit të lartë, si burra ashtu edhe gra në Iran janë të gatshëm të paguajnë ç’të kenë për të pasur hundën e përsosur, të drejtë dhe pipiruqe. Është jo vetëm simbol bukurie, por tregon edhe një status të lartë shoqëror.

Por ajo që është fare e pazakontë është se, edhe nëse nuk kanë bërë operacion në hundë, shumë njerëz i mbajnë fashot kur dalin nëpër rrugë që të tjerët të mendojnë se e kanë bërë.

Ball shumë i madh- fisi Fula në Afrikë

Aseti më i çmuar që mund të ketë një grua në fisin Fula në Afrikë është balli shumë i lartë. Për këtë arsye, shumë gra atje heqin një pjesë të flokëve në pjesën e përparme të kokës që të krijojnë iluzionin e ballit të madh.

Një zakon të tillë kanë pasur edhe gratë evropiane në mesjetë, kur hiqnin thuajse gjysmën e flokëve të përparme.

Qafa shumë e gjatë- Burma

Ka një arsye pse Burma lindore njihet si “vendi i grave gjirafa”. Shumë gra atje vendosin gypa tunxhi rreth qafës sepse sa më të gjatë ta kesh qafën, aq më e bukur konsiderohesh.

Por kjo traditë vjen edhe si pasojë e një legjende që thotë se ky gyp i mbron gratë nga tigrat, ndonëse në të vërtetë tani është thjesht një mënyrë për të treguar identitetin tribal.

Vetullat e bashkuara- Tajikistan

Në disa rajone të Tajikistan-it, një mono-vetull konsiderohet shenjë bukurie. Nëse një vajzë nuk është e bekuar nga natyra, mund ta vizatojë me laps pjesën mes  vetullave. Kjo sepse vendasit besojnë se vetulla e bashkuar sjell fat.

Burimi: Bright Side

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat