Basha nuk njeh humbjen e PD në zgjedhje, por Grida Duma e pranon publikisht

 

Një nga deputetet e PD, ka pranuar hapur faktin që Lulzim Basha nuk e pranon ende publikisht, së kanë humbur në zgjedhjet e 25 prillit.

Grida Duma gjatë një interviste në media, duke analizuar rezultatin e opozitës, u shpreh se “nuk po them që të duartrokasin humbjen, por brenda vetes, PD bëri veprimet e duhura”.

Në këtë mënyrë, Grida Duma i është bashkuar atij grupi të vogël brenda opozitës që kanë pranuar hapur dhe publikisht, faktin se PD dhe opozita në tërësi i humbën këto zgjedhje dhe PS e Edi Rama i fituan.

Ajo që e ka sjellë gjithë paqartësinë në radhët e opozitarëve, është qëndrimi i Lulzim Bashës, i cili nuk e njeh humbjen e tij dhe nga ana tjetër ka pranuar se nuk do t’i refuzojnë mandatet dhe se në shtator, do të jenë në Parlamentin e ri që kanë dalë nga zgjedhjet e dy javëve më parë.

Për këtë Lulzim Basha duket se ka edhe mbështetjen e Grida Dumës, e cila u shpreh se “pas çdo palë zgjedhje, çdo parti, e ka dhe do ta ketë reflektimin e vet. Padiskutim që duhet të ketë reflektim. Nuk e imagjinoj dot si mund ta japë kryetari i partisë dorëheqjen, kur ky njeri duhet të jetë në krye të një procesi të vjedhjes së votës.”

Grida Duma është nga zërat e parë, nga lista e deputetëve të rinj të opozitës, që pranon publikisht humbjen.

Përpara saj kanë qenë aleatët e PD si Agron Duka, Nard Ndoka dhe të tjerë që e kanë pranuar fitoren e PS dhe Edi Ramës.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat