Emrat/ Kush janë anëtarët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës 

 

Sapo ka përfunduar mbledhja e grupit të PS dhe janë miratuar emrat e personave që do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presdentit Meta.

Mësohet se është caktuar i Kryetar i Komisionit Hetimor deputeti socialist Alket Hyseni. Nënkryetar do të jetë Myslym Murrizi, sekretare Klotilda Bushka, ndërsa anëtarë, Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani, dhe  zëvendesues, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.

Sikurse vërehet pjesë e komisionit do të jenë edhe deputetët e opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.

Emrat pritet t’i dërgohen për miratimin ditën e sotme Kuvendit, i cili ka filluar tashmë seancën plenare.

Presidenti Ilir Meta u thirr ditën e djeshme në Komisionin e Ligjeve për t’u njohur me argumentet e 50 deputetëve socialistë që kanë kërkuar shkarkimin e tij, të cilët pretendojnë se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 25 prillit.

Kreu i shtetit nuk u paraqit në komision, ndërkohë që presidenca sqaroi se arsyeja ka qenë axhenda dhe takimet për të cilat sipas saj ka qenë në dijeni edhe vetë qeveria.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat