Melisa flet per here te pare per marredhenien me Andin: “Olsa nuk me la, me mohoi dashurine!” 

 

Melisa ishte e ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, në të cilin ka rrëfyer gjithë detajet nga lidhja me Andin.

Melisa tha se takimet me Andin kanë nisur që kur ata kanë qenë pjesë e “Për’puthen”. Si fillim ajo tha se takoheshin në lokalin e Andit dhe më pas në parkingun e makinës. Melisa tregoi se atë nuk e lejuan që të zhvillonte takime me Andin në emision, me justifikimin se nuk duhej të ndërhynte në pëlqimin mes dy njerëzve (Tea dhe Andi).

“Unë kam kërkuar takime me Andin, një ma lejuan shyqyr Zotit. Një tjetër më thanë pse do ndërhysh ti mes pëlqimeve të të tjerëve edhe thashë ok. Ekzistonte një pëlqim aty me çfarë thuhej aty brenda dhe nuk duhej të ndërhyja unë dhe nuk ma lejuan. Olsa më mohoi dashurinë. Jam ndarë shumë mirë në fund me Olsën, por ndodhën disa gjëra fiks pas fundit tim sa le të rrijë aty ku është, rëndësi ka që të rrijë larg meje. Unë jashtë kamerave kisha shprehur një pëlqim dhe duke besuar në realitetin e atij emisioni, nuk doja të deklarohesha me emra direkt se nuk i dihet kurrrë dhe ndodhën ca të papritura në moment, pastaj ca gjëra të tjera, pastaj prit pak thashë, pastaj u bë një lëmsh. Olsa më ka penguar pëlqimin tim kryesor, që sot është dashuria e jetës sime”, u shpreh Melisa.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat