E ku ka më bukur! Bebe Rexha përlotet nga surpriza e madhe e fansave

Bebe Rexha zbuloi këtë muaj një surprizë të madhe që e kishte paralajmëruar prej kohësh. Ajo tregoi se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”.

Së fundmi këngëtarja ka marrë një surprizë shumë të këndshme nga fansat e saj për albumine  ri. Ata i kanë dërguar në shtëpi një tufë me trëndafila të kuq dhe me një shënim emocionues, që e ka prekur shumë këngëtaren.

“Është nga fansat e mi. Thotë ‘urime për albumin e dytë. Jemi shumë krenarë për ty . Do të kemi për gjithë jetën’. Kam fansat më të mirë në botë. Kjo është shumë e ëmbël. Faleminderit. Ju dua shumë”, shprehet Bebe në videon e saj me lot në sy.Mes shumë projekteve të reja muzikore, këngëtarja shqiptare ka paralajmëruar së fundmi edhe një duet me artistin e njohur amerikan Ty Dolla Sign. Ajo e bëri të ditur këtë përmes një videoje të publikuar në Instagram teksa zbuloi një pjesë të videoklipit të këngës, ku Bebe shihet veshur me të kuqe.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat