Po luanin duke ndezur sfungjerë/ Dy fëmijë i vënë flakën makinës në Vlorë     

 

 

Një automjet është djegur paraditen e sotme në Vlorë dhe sipas policisë makina në pronësi të shtetasit E.B ka qenë e parkuar në momentin kur është përfshirë nga flakët.

Mësohet se shkak për zjarrin janë bërë dy fëmijë të cilët kanë qenë duke luajtur dhe i kanë vënë flakën një sfungjeri.

“Sot, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i parkuar, i markës “Renault”,  në pronësi të shtetasit E. B. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat