Karim Benzema del në gjyq, rrezikon burgimin

 

Sulmuesi francez, Karim benzema do të dalë ne Tetor para gjykatës në Versaille për t’u gjykuar në rolin e tij si bashkëpunëtor në tentativën për të shantazhuar ish shokun e skuadrës te Lyoni, Mathieu Valbuena.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015 dhe që prej atëherë hetimet çuan në prangosjen e 3 personave e më pas edhe të Benzema i cili u la I lirë me kusht deri në zbardhjen e ngjarjes. Menjëherë që prej publikimit të ngjarjes, sulmuesi u përjashtua nga kombëtarja e Francës dhe nuk u thirr më kurrë edhe pse po shkëlqen me Real Madrid.

Tani pas 5 vitesh hetime, Gjykata përcaktoi 22 Tetorin datën kur Benzema do të dalë para saj për të dhënë llogari për akuzat e bashkëpunimit në shantazh. Sipas akuzës së ngritur në dosje ndaj tij dhe 3 personave të tjerë, Benzema rrezikon deri në 5 vjet burgim dhe 75 mijë euro gjobë.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat