‘Do vdesim nga virusi sesa të na shtypi Rama’/ Basha përballet me vajzën e re në Fier

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është përballur me një vajzë të re në Fier, e cila ishte e pakënaqur nga qeverisja aktuale. Ajo u shpreh se është një ish-socialiste e demoralizuar e se kërkon që në qeveri të vijë PD-ja. Ndër të tjera, e reja tha se pranon më mirë që të vdesë nga virusi sesa ta shtypi Rama.

Vajza: Fitore e madhe. Unë jam një ish-socialiste e zhgënjyer dhe e demoralizuar nga këta manipulatorë, nga këta plehra, këta legena. Një kryeministër që ka bërë 8 vjet edhe thotë kjo është gjysma e rrugës tonë do edhe tetë vjet të tjera të na shtypi, të na vrasi. Ne mblidhemi këtu dhe vdesim nga virusi se sa të shtypemi nga ai.

Lulzim Basha: 25 prilli do të jetë ditë çlirimi për të gjithë shqiptarët dhe për socialistët dhe ju jap fjalën. Unë do punoj për të gjithë, do punoj edhe për socialistët, do punoj për të gjithë shqiptarët, të gjithë jemi vëllezër dhe motra dhe me 25 fitojnë të gjithë shqiptarët!

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat