Largimi i parakohshëm i Bashkim Finos/ Ambasada e SHBA, mesazh ngushëllimi 

 

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta parakohe, të politikanit, Bashkim Fino.

Në postimin e ambasadës thuhet se Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të z.Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme. Z.Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike. U prehtë në paqe”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.

 

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat