Covid i merr jetën aktorit të njohur shqiptar


Aktori i mirënjohur shqiptar, Luran Ahmeti ka humbur betejën me koronavirusin. 46-vjeçari ndodhej i shtruar prej disa ditësh në Klinikën Infektive në Shkup, por fatkeqësisht nuk arriti ta përballojë sëmundjen.

Lurani ka qenë pjesë e shumë shfaqjeve teatrale, filmave ndërsa vitet e fundit u bë pjesë e serialeve më të ndjekura turke si “Lugina e Ujqërve” dhe “Sulejmani i madhërishëm”. Lurani ishte gjithashtu pjesë e serialit “O sa mirë”, i cili luajti rolin e profesorit të historisë.

 

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat