Pas shpërthimit të vullkanit në Islandë, njerëzit dynden drejt malit për të bërë foto me llavën në sfond

 

Mijëra njerëz në Islandë u dyndën drejt malit Fagradalsfjall, pas shpërthimit të vullkanit.

Llava e nxehtë nisi të shpërthente në malin Fagradalsfjall të premten në mbrëmje, pas më shumë se 800 vjetësh. Lëvizja fillimisht u ndalua nga autoritetet, por prej të shtunës pasdite njerëzit u lejuan të udhëtonin drejt malit.

Shpërthimi i vullkanit ishte paralajmëruar prej disa javësh, pasi në vend u regjistruan më shumë se 50 mijë tërmete. Rreth 300.000 metra kub llavë është derdhur, sipas ekspertëve, por shpërthimi konsiderohet të jetë relativisht i vogël dhe i kontrolluar.

Të hënën, vizitat në mal u ndaluan sërish, për shkak të niveleve të larta të ndotjes së gazit.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat