FOTOT-KRAHASIMI/ Taulant Balla ka zyrë lokalin e Gjergj Lucës? Pyetja që e acaroi dhe si i lau duart me përgjigjen

Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla është sikletosur nga pyetjet e gazetarit Bledian Koka. Në një lidhje live nga emisioni “Spotlight”, Koka ka vënë re detajet në “background”, dhe e ka pyetur se ku ndodhej.

Balla pohoi se ndodhej në zyrën e tij, ndërsa kur gazetari e konfrontoi se fliste nga lokali i biznesmenit Gjergj Luca, u largua duke mbyllur kameran.

Bledian Koka: Ku ndodheni tani?
Taulant Balla: Jam në zyrën time…
Bledian Koka: Nuk jeni në ndonjë lokal po themi
Taulant Balla: Jo                                                                                                                                    Bledian Koka: Largohuni nga lokali i Gjergj Lucës, se turp i madh. Dilni e mbroni Gjergj Lucën nga aty ku jeni.

Po ku ndodhej vërtetë Balla?

Në një kërkim të thjeshtë në rrjetet sociale të biznesit të Lucës “Rofaza Fish City”. Muri pas shpinës së Ballës, është identik me atë të biznesit.

Të jetë rastësi? Balla është inspiruar nga miku i tij dhe ka përdorur një letër murale të ngjashme në zyrë? Apo gënjeu për vendndodhjen e tij? Apo ka ndonjë zyrë në lokalin e Gjergj Lucës dhe nuk gënjeu? Presim përgjigje

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat