Ikjen e tij nga Përputhen, Loco e lidhi me Antonelën dhe mesa duket, inati me të nuk i ka dalë ende dhe dje ai ka bërë një postim thumbues për të.
Elvisi ka publikuar në Instagram një pjesë nga programi, ku Antonela u shfaq me lidhje Skype për të folur në lidhje me mungesën e saj në program.
Ai e ka cilësuar Antonelën si ‘viktimë të televizionit’ dhe shprehet se askush nuk ka guximin ta thotë hapur këtë gjë.