Orinda Huta është përfolur shpesh se është në pritje të ëmbël, por në shumë raste këto lajme kanë rezultuar të pavërteta.
Para disa ditësh në rrjetet sociale u bë virale një foto e publikuar nga Orinda Huta dhe Turjan Hysko, sepse ajo ngriti dyshimet e para se moderatorja është në një pritje të ëmbël.
Ndërkohë disa ditë më parë, Orinda publikoi një video të saj, në të cilën shihej e veshur me një fustan të gjerë, ku binte në sy barku i rrumbullakosur. Pasi videoja u shpërnda me shpejtësi, Orinda e fshiu si për t’i shtuar akoma më shumë dyshimet tek fansat.
Mirëpo, sot Orinda dhe Turi kanë konfirmuar lajmet e pritjes së ëmbël!
Çifti ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një foto, teksa Orinda shkruan:
“.. duke pritur mrekulline qe Zoti zgjodhi te na bekoje… #faleminderitzot🙏 #zotieshteimire #summerbaby 👶”