Dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur pranë fshatit Kusarth të Elbasanit. Në aksident është përfshirë makina e drejtorit të Përgjithshëm të Qarkullimit Rrugor dhe të lënduar për shkak të përplasjes kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të të lënduarve apo lidhur me identitetin e tyre.
Të dy mësohet se janë marrë me ambulancë dhe janë nisur për në spitalin rajonal të Elbasanit, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.