KU HUMBI AKTORJA E “PORTOKALLI” QË PREJ MUAJSH KËRKONTE TË FUTEJ NË LISTAT E PS-SË

Arjola Demiri, aktorja që prej muajsh tregoi me aq dëshirë anëtarësimin e saj në Partinë Socialiste, sot nuk rezulton në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste. Pavarësisht së në çdo dalje televizive, Demiri është shprehur se ajo që ka më shumë dëshirë në këto momente është që të punojë me kryeministrin Edi Rama për një mandate të tretë, strukturat e Partisë Socialiste, nuk e kanë menduar njësoj.

Aktorja ka deklaruar edhe më herët se ka pasur bindje të djathta, por me kalimin e kohës ka parë se në këto shtatë vite, sipas saj, Partia Socialiste, e ka rikonstruktuar Tropojën, vend ku ajo ka lindur dhe e ka cilësuar pikë të dobët. Ndërsa për Partinë Demokratike, ajo është shprehur se nuk ka investuar qoftë dhe ‘një gjilpërë në Bajram Curri’.

“Kam dalë hapur në mbështetje të PS. Afrimi im me PS ka fakte dhe argumente. Kam patur bindje të djathta, por ndryshova mendje. Kam fakte, jo shokë në PS. E gjitha ka të bëjë me pikën time të dobët, që është Tropoja. Ka ndryshuar këto 7 vjet. Ka dy ujësjellësa të ndërtuar, është rikonstruktuar qyteti komplet. PD ka pasur mjaft kohë për të investuar qoftë dhe një gjilpërë në Bajram Curri po nuk e ka bërë,”- ka thënë Arjola muaj më parë.

E pyetur nëse ka dëshirë të jetë në listat për deputete, Demiri është shprehur se kjo është një nga dëshirat e saj, me një forcë që i buron nga shpirti.

“Kjo eshtë një dëshirë e imja, me një forcë që më buron nga shpirti për të investuar dhe dhënë kontributin tim të sinqertë në zonën nga unë vij. Është diçka që unë e kam bërë edhe kur nuk e kisha këtë emër, as këtë fame,”– ka thënë Demiraj.

Por, sot aktorja nuk është në ato lista. Siç duket intervistat dhe deklaratat e Arjola Demirit, nuk i kanë bindur strukturat e Partisë Socialiste që të vendosnin emrin e aktorës në listat e kandidatëve për deputetë.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat