Puthja e fshehtë mes Antonelës dhe Atdheut, që vetë ky i fundit e zbuloi, ndézi debàte të mëdha në “Për’Puthen”.
Për shkak të asaj puthje, u detyrua të jepte dorëheqjen edhe Elvisi nga programi.
Ndërkohë ditën e djeshme, Bora bëri të ditur se Atdheu është pezùlluar për një kohë të gjatë nga emisioni.
Mirëpo këtë gjë e hodhi poshtë djali nga Kosova, i cili tregoi se në fakt ai e kishte marrë vetë vendimin për t’u larguar përfundimisht nga “Për’puthen”.
“Të dashur miq! Më vjen kéq për shumë info të pavërteta që mund të keni dëgjuar këto ditë, për situatën e krijuar kur figura ime kinse ka dashur të përbaltet por nuk do të munden dot. Një sqarim për dashamirësit e mi: Atdheu nuk është pezùlluar nga emisioni, por jam larguar vetë me dëshirën time për mos t’u bërë pjesë e llumit. Ju falenderoj për mbështetjen e do të jem gjithnjë transparent me ju!”, shkroi Atdheu.
Megjithëse nuk është më pjesë e emisionit, duket se ai vazhdon ende ta ndjekë “Për’Puthen” dhe sot ka hedhur sërish një thùmb për Antonelën.