Si kurrë më parë po lindin binjakë në botë, arsyet

Studiuesit thonë se më shumë binjakë se kurrë po lindin këto kohë dhe në këtë mënyrë bota mund të ketë arritur kulmin e lindshmërisë së binjakëve.

Rreth 1.6 milion binjakë lindin çdo vit në botë që do të thotë një në 42 fëmijë i lindur është binjak.

Krahasuar me vitet 1980, përqindja e lindjeve binjake në lindjet totale në të gjithë botën ësthtë rritur me një të tretën, nga nëntë në 12 për 100 lindje në 50 vitet e fundit.

Studiuesit, të udhëhequr nga Profesori i Demografisë, Christian Moden i Universitetit të Oksfordit, botuar në revistën Human Reproducation of the European Society of Human Reproducing and Embryology, analizuan të dhënat nga 165 vende që mbulojnë 99% të popullsisë.

Rritja e binjakëve që nga vitet 1980 vlerësohet në 71% në Amerikën e Veriut, 60% në Evropë dhe 32% në Azi.

Vetëm në Amerikën e Jugut, lindjet binjake nuk janë në rritje.

Studimi vlerëson se një arsye kryesore për rritjen e binjakëve me kalimin e kohës është përdorimi në rritje i riprodhimit të asistuar mjekësor pas viteve 1970, të tilla si fekondimi in vitro, fekondimi artificial, stimulimi hormonal i vezoreve, etj.

Gjithashtu, klinikat e pjellorisë, për të rritur shanset për të mbijetuar të paktën një fetus, shpesh transferojnë dy, tre ose më shumë embrione tek nëna në të njëjtën kohë, gjë që rrit mundësinë e lindjes së binjakëve ose tresheve.

Një arsye tjetër është vonesa e lindjes së fëmijëve në shumë vende në dekadat e fundit, pasi shansi i binjakëve rritet me rritjen e moshës së nënës.

Zgjedhja e krijimit të familjes në një moshë më të vjetër, përdorimi i shtuar i kontraceptivëve dhe ulja e përgjithshme e pjellorisë në çifte luajnë një rol në rritjen e mundësisë për të lindur binjakë.

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat