Kujdes! Sërish probleme me ‘WhatsApp’/ Mesazhe të rreme po qarkullojnë për Ditën e Verës, MOS IU BESONI

Sërish probleme me aplikacionin “WhatsApp”! Qytetarët kanë denoncuar disa raste ku persona anonim që ftojnë të gjithë ata që kanë fëmijë deri në 10 vjeç, të tërheqin një dhuratë nga qeveria për Ditën e Verës në 14 mars me certikatë personale dhe një familjare.

“Jeta doja të jepja nje Ti vete s’perton gje nga ky urdher, por të pakten do ndjesh kënaqësinë e të informuarit personat qe ti do për te pertuar kete shume. Të gjithë ata persona qe Kane femije deri në 10 vjec, kane mundesi të terheqin nje dhurat nga qeveria për Ditë Vere me shumen 5000 leke te reja. Duke paraqitur nje certikat personale te femijes dhe nje familjare, por me vule të njome jo nga e-albania. Kjo eshte e vlefshme deri me 14 Mars, dmth çdo kush mund të shkoj qe sot për t’a terhequr!,”-shkruhet në mesazhe.

Ndërkohë që vetëm pak kohë më parë, Policia e Shtetit paralajmëroi zyrtarisht qytetarët që të mos japin të dhëna lidhur me aplikacionin “WhatsApp”, i cili ishte në fokus të “hackerave”.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat