“E jona është si dritë dielli”/ Spiropali përplaset me Çim Pekën për listat e kandidatëve, replika për montazhin e Ramës: S’më erdhi mirë për Grida Dumën, por është e turpshme, sillen si koalicion si gjellë e përtypur

Gazetari Çim Peka është përplasur me ministren Elisa Spiropali për listën e kandidatëve të Partisë Socialiste e asaj Demokratike si dhe për montazhin e bërë nga kryeministri Edi Rama për të gjithë kandidatët e Opozitës.

Referuar kësaj të fundit, Spiropali, e ftuar në ‘Çim Peka Live’, tha se e gjithë ajo që u shfaq ishte një përmbajtje e asaj që Partia Socialiste ka përballë. Sipas Spiropalit, Rama iu përgjigj me stil atyre që shpifin çdo ditë për të.

E pyetur nëse i vjen mirë për atë që Rama tha për Grida Dumën, ministrja u shpreh se nuk do të donte të shikonte asnjë grua në atë pozitë, por që sulmi nuk është për Dumën, por për koalicionin që fshihet pas saj.

Për listat e kandidatëve për deputetë, Spiropali tha se ajo e Partisë Socialiste është si drita e diellit përballë asaj të Partisë Demokratike.

Pjesë nga biseda:

Elisa Spiropali: E gjithë ajo që ndodhi sot ishte një shfaqje, një përmbajtje, ajo që në fakt është koalicioni që kemi përballë, pra ata që  keni përballë, nga Sali Berisha në krye, që çdo ditë të jetës së Edi Ramës nuk kanë lënë gjë për të thënë, që mbushin kanalet dhe denigrojnë çdo figurë të maxhorancës, sot qekan prekur. Ai u përgjigj me stil atyre çdo ditë sulmojnë që shpifin. Kjo është një karikaturë e këtij koalicioni me njerëz të stërvjetëruar.

 

Çim Peka: Ju u ndjetë mire me atë që i bëri Grida Dumës?

Elisa Spiropali: Unë nuk u ndjeva mirë, jam kundër çdo lloj të deformimit të imazhit të gruas. Ajo që është pas saj është një koalicion që duan të vijnë në pushtet, me çfarë nuk kanë bërë. Është e turpshme që këta njerez që sillen aty si një gjellë e përtypur….Lista jonë është si drita e diellit dhe nuk mund të mbyllen sytë pëpara listës sonë dhe të atyre. Shikoni listën e tyre në Tiranë.

Peka: Po ke të drejtë. Është edhe Alqi Bllako.

Spiropali: Çfarë ka Alqi Bllako?

Peka: Si çfarë është. Babai i Alqi Bllakos paguahet 3 herë më shumë se Skënderbeu yt.

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat