Në lule të rinisë/ Aksidenti i rëndë në Lushnjë, ja kush janë dy të rinjtë që humbën jetën

Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”.

Mësohet se ata janë Igli Çuni, 21 vjeç, banues në Korije, Gradishtë dhe Justin Baba, 21 vjeç, banues në Gradishtë.

Dy të rinjtë udhëtonin me motor kur janë përplasur nga një automjet “Benz” që drejtohej nga 51-vjeçari Arsen Sina, banues në Spolat, Lushnjë. Dy të rinjtë kanë gjetur vdekjen menjëherë për shkak të përplasjes së fortë, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat