Mjeku shqiptar në Gjermani thirrje qeverisë: Ndryshoni masat anti Covid

Specialisti i mjekësisë dhe urgjencës në Gjermani, Drilon Çupi, foli mbrëmjen e sotme për situatën pandemike nga covid-19.

Ai tha se protokollet e mjekimit anti-Covid në Shqipëri duhet të ndryshohen urgjentisht dhe kërkoi që protokollet të hartohen nga ekspertët.

“Në përcaktimin e protokolleve ka pasur konfuzion. Protokolli i Shqipërisë ka nevojë urgjente për ndryshim dhe update. Protokolli duhet të hartohet nga ekspertët. Duhet një rifreskim për trajtimin ambulator dhe spitalor”, u shpreh ai.

Çupi deklaroi në Abc News se Shqipëria nuk ka nevojë të shpikë, ndërsa u vetëofrua të hartojë në bashkëpunim me disa ekspertë të tjerë një protokoll të ri.

“Shqipëria nuk pritet që të bëjë kërkime shkencore, terapitë janë gati, mjafton që ministria të marrë protokollet e vendeve më të zhvilluara ti njësojë. Unë dhe disa mjekë kemi që gjatë gjithë vitit kontribuojmë vullnetarisht nuk kërkojmë asnjë përfitim financiar, jemi gati të bashkëpunojmë për hartimin e një protokolli ekzakt, të zbatueshëm dhe praktik për të gjithë mjekët e Shqipërisë.

Urat lidhëse, unë personalisht i kam pasur, por për trajnimin online problemi ka qenë që aktualizimi dhe saktësimi i protokollit që është në Shqipëri, që nuk është pranuar dhe kjo bëhet fjalë që nga muaji nëntor dhe nuk ka pasur një urë lidhëse nga kanal zyrtar”, theksoi mjeku.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat