Shemsi Prençi: 25 prilli, dita kur do shembet e shkërmoqet regjimi korruptiv dhe diktatorial i “Rilindjes”

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, Shemsi Prençi, shprehet i bindur se 25 prilli do jetë uragani i ndryshimit.

Duke marrë shkas nga takimet që ai po zhvillon këto ditë në terren, përmes rrjeteve sociale, Prençi deklaron se fitorja e opozitës së bashkuar më 25 prill do të jetë fitorja më e madhe e 30 viteve të fundit, pasi sipas tij, do të jetë dhe dita kur do shembet e shkërmoqet totalisht regjimi korruptiv dhe diktatorial i “Rilindjes.”

25 prilli do jetë uragani i ndryshimit.  Fitorja më e madhe e 30 viteve të fundit. Dita kur do shembet e shkërmoqet totalisht regjimi korruptiv dhe diktatorial i “Rilindjes”.

Të gjithë së bashku do sjellim NDRYSHIMIN E MADH duke i dhënë fund një sekti mafioz e duke kthyer shpresën për të rinjtë dhe familjet e thjeshta shqiptare”, shprehet Shemsi Prençi, kandidat i LSI-së në Durrës.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat