“Navalnyy –Prometeu  i pamposhtur   në kërkim të lirisë dhe lumturisë së munguar”

Kur mendoj për Navalnny dhe për sakrificat e tij  personale e familjare për të qenë i lirë dhe i lumtur më vjen ndërmend “Prometeu” i lashtësisë dhe drita që ai i dhuroi njërëzimit.

Edhe pse i shpëtoi një sulmi me armë kimike, iu kërcënuan familjarët, e rrezikohet jeta, Navalnyy nuk rreshti kurrë së denoncuari abuzimet, agresionet, shtypjen e lirisë së fjalës dhe shprehjes nga makineritë shtetërore ruse. Shpresojmë që zëri i tij të mos shuhet kurrë pasi populli rusk a nevojë për të dhe e gjithë bota duhet ta mbështesë në rrugëtimin e tij  drejt lirisë.

Në 2021 përvec pandemisë dhe trazirave në disa shtete larg Balkanit, vëmendjen kryesore vazhdon ta marrë situata e arrestimeve të padrejta në Rusi, ku mijëra protestues dhe familjarët e tyre po burgosen çdo ditë me të njëjtat akuza.

Arrestimi dhe burgosja e Navalnyy është nje tjetër shkelje e të drejtave ndërkombëtare dhe ligjeve të vetë Rusisë, të miratuara me pëlqimin dhe autorizimin e Vladimir Putin.

Liritë themelore të Njeriut janë shkelur dhe vazhdojnë të shkelen nga Autoritet shtetërore ruse ku vetëm gjatë  2021 janë arrestuar dhe burgosur pa të drejtë apelimi mbi 13000 persona.

Po nëse në raste të oligarchëve dhe abuzimeve me investimet, kanë gjetur reagimet e BE dhe të komunitetit ndërkombëtar, në rastin e arrestimeve në shkelje flagrante të ligjeve ruse dhe normave ndërkombëtare, nuk ka një pozicionim të qartë.

A duhet menduar se komuniteti ndërkombëtar nuk I intereson se çfarë po ndodh në Rusi???? Apo mos vallë shkelja e radhës dhe padrejtësitë që po u bëhet komunitetit rus nuk i intereson askujt përvec aktorëve të përfshirë në të????

Kjo heshtje  përfshin edhe vendin tonë sikur të nënkuptonte se vendi ynë apo vendet e Ballkanit nuk kanë interes të drejtpërdrejtë në çështje të tilla, apo janë imun ndaj veprimve agresive dhe kaos të krijuar nga makineritë e kremlinit?.

Gabojnë ndërkombëtarët, gabojmë të gjithë ne që mendojmë se shkelja e të drejtave të njeriut, burgosja si armë për të mbyllur zërat e ndryshëm, janë gjëra që tolerohen dhe që nuk na përkasin.

Nëse Shqipëria kaloi një periudhë 40 vjecarë nën totalitarizëm e burgosje, të njëjtin fat po e vuajnë populli i thjeshtë rus dhe nëse mekanizmat e diktaturës putiniane nuk do të shpaloseshin në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë, Gjermani, Austri, atëherë vendi ynë do të ishte imun ndaj sjelljeve arbitrare dhe kërcënuese të Kremlinit.

Por Shqipëria vazhdon të jetë në shënjestrën e Kremlinit  dhe ashtu sic  është shënjestër çdo vend demokratik që nuk pajtohet me veprimet e dhunshme e të padrejta të oligarchëve  dhe entitetet shtetërore ruse.

Nëse Prometeu dhuroi njerëzimit “dritën” të njëjtën gjë po jep dhe Navalnyy dhe mbështetësit e tij, po japin dritën e tyre për të ndricuar errësirën që ka plakosur popullin rus.

Navalnyy shprehet: Unë dëshiroj që shumë gjëra të tjera të ndodhin në vendin tonë. Ne kemi nevojë të luftojmë jo aq shumë me faktin se Rusia nuk është e lirë, por me faktin se është e pafat në të gjitha kuptimet. Ne kemi gjithçka, por akoma ne jemi vend i mjerë. Literatura e hapur ruse, literatura e mrekullueshme ruse – oh Zot, vetëm përshkrim i fatkeqësisë dhe vuajtjeve. Ne jemi vend shumë i pafat dhe nuk mund të dalim nga ky cikël fakteqësie. Por, sigurisht, ne duam të dalim dhe të flasim për mënyrën se si Rusia mund të jetë e lirë, por edhe e lumtur. Rusia do të jetë e lumtur.”

Historia tregon dhe vazhdon të tregojë me fakte historike se Kremlini ka qëllim të burgosë cdo zë kundër, kudo që ndodhet ai, në Europë, në Balkan pasi  i vetmi synim i  “Rusisë se re të vjetëruar” është krijimi i kaosit, përcarjes dhe kohët para zgjedhore janë momenti i volitshëm.

Arrestimet e kryera gjatë  muajve të fundit tregojnë se  Navalny dhe grupi I mbështetësve të tij, po thonë të vërtetën. Vërtetësi e hidhur  mbi luksin e tepruar të aparatit shtetëror dhe mbi biliarda  pasuri e ndërtesa mijërahektarëshe për një person të vetëm, ndërsa populli i thjeshtë ropatet në punë e mezi shtyn muajin.

Historia e oligarchëve dhe e abuzimeve shtetërore duket se nuk do të marrë fund as me arrestimet e fundit dhe as me eleminimin  fizik të kundërshtarëve të regjimit autokratik putinian.

Pasojat e arbitrarizmit, ku çdo gjë kontrollohet nga një person I vetëm dhe ku vendimet e gjykatave jepen sipas dëshirave të liderit suprem, do të vazhdojnë të përhapin efekt negative deri në Ballkan dhe Vendet e BE nuk mund të rrinë duarkryq por duhet të reagojnë.

Shpresojmë që Rusia dhe  Navalnyyt  e popullit rus të ndjehen të lirë dhe të jetojnë të lumtur, por që kjo të ndodhë duhet ti themi të gjithë  “jo” diktarurës, arrestimeve, burgosjeve dhe dhunimit të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Populli shqiptar dhe në  të gjithë së bashku i themi “Jo” diktaturës putiniane e cila sjell vec errësirë kudo në botë.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat