Samiri dhe Meri, një çift i vërtetë apo jo?!

Pas përfundimit të spektaklit “Love Story” Saimiri dhe Meri ndanë një foto së bashku në Instagram, duke pirë kafe, pa zbuluar ndonjë detaj më tepër se kaq.

Ditën e djeshme Saimiri tregoi se është larguar jashtë vendit, duke u kthyer në Gjermani ku edhe pozoi i vetëm. Meri nga ana tjetër publikoi një foto nga Parisi, por që e kishte realizuar kohë më parë.

Patjetër që ky detaj nuk mund t’i shpëtonte ndjekësve, të cilët i kanë kërkuar menjëherë “llogari” finalistes nga Elbasani, të “Love Story”.

“Unë jam në Shqipëri, ndërsa Saimirit i duhej të shkonte në Gjermani për punën”, shkruan Meri në Instagram, duke qetësuar disi fansat e saj.

Nga ana tjetër të shumta kanë qenë reagimet ndaj Saimirit, të cilit e kanë pyetur se e ka e ka lënë “nusen”.

Kujtojmë se çifti është në shenjestër të publikut dhe në rrjet qarkullojnë hipoteza se gjithçka ishte në kuadër të një show televiziv dhe nuk janë aspak një çift i vërtetë.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat