Komitetit të Ekspertëve: Nesër, pendimi juaj nuk do të ketë asnjë vlerë!

Nga Erion Dasho.

Janë bërë modë në median elektronike dhe sociale deklaratat me gjysmë zëri të antarëve të komitetit mbi “ndershmërinë” personale dhe faktin se nuk i pyet apo nuk i ka pyetur njeri për vendimet e marra.

Së pari, në se je pjesë në një çete kusarësh, në se del për plaçkitje bashkë me shokët, dhe sidomos në se bëhesh pjesë e ndarjes së plaçkës së grabitur, nuk ka rëndësi në se e ke shkrehur armën apo jo. Kusar mbetesh!

Së dyti, në se një vit rresh nuk të pyet njeri, nuk dëgjon këshillat e tua dhe, aq më tepër, mashtron duke të paraqitur ty si pjesë e një vendimmarrje ku ti nuk ke asnjë rol, atëherë pse rri akoma në atë komitet??!!

Bëhuni të ndershëm, kolegë! Një fjalë juaja sot, një distancim nga ai forum të paaftësh, peshon shumë! Distancimi i pjesës suaj të ndershme nga pjesa e politizuar dhe e komprometuar do të ishte një shërbim i madh për vendin.

Nesër, mund të akuzoheni pa e merituar si pjesë e katastrofës më të madhe shëndetësore që ka kaluar ndonjëherë vendi.
Nesër, pendimi juaj nuk do të ketë asnjë vlerë!

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat