E pyeti për vjedhjen e votave, Rama ofendon gazetaren shqiptare në Bruksel

Gjatë konferencës për shtyp në Bruksel, kryeministri Edi Rama, në prani të ministrit të Jashtëm të BE-së, Joseph Borell dhe Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka përdorur një gjuhë fyese ndaj gazetares së ABC, Erisa Zykaj.

Gazetarja pyeti lidhur me hetimin për rastet e bujshme të vjedhjes së votave dhe parregullsive të evidentuara gjatë procesit zgjedhor edhe në raportin e OSBE ODHIR, apo nga Parlamenti Europian.

Pasi dy përfaqësuesit e lartë të BE-së dhanë përgjigjen e tyre lidhur me këtë çështje, Edi Rama nuk mundi t’i rezistojë tundimit,  për të lëshuar ofendime ndaj gazetares, thjesht dhe vetëm për “mëkatin” se bëri një pyetje, e cila në thelb i referohej vetë institucioneve të BE-së dhe nuk ishte një opinion i saj.  Ai e quajti Zykën “një aktiviste dembele” që bëri një “deklaratë të pabesueshme”.

Pyetje a gazetares: 

Ju e dini që sipas raportit të OSBE, disa parregullësi janë regjistruar në zgjedhjet e mëparshme, si trysni mbi votuesit, përdorimi i administratës publike dhe blerja e votës. Ju e dini që ndjeka penale e blerjes së votës, është një parakusht i Këshillit, dhe natyrisht reflektohet edhe në ndryshimet e fundit të konkluzioneve të PE, ku thuhet se këto çështje të dyshuara, nuk kanë shkuar në gjykatë dhe asnjë arrestim nuk është bërë. A e ndani edhe ju këtë shqetësim të PE dhe shteteve anëtare, për blerjen e votës dhe a keni marrë garanci nga qeveria që këto parregullësi nuk do të përsëriten në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit? “, pyeti gazetarja.

Reagimi me fyerje i Edi Ramës:  

Është mjaft mbreslënëse të dëgjon në gjuhën time, një deklaratë kaq të pabesueshme, që askush nuk është hetuar, asgjë nuk ka ndodhur, sa u takon rasteve të dyshuara për blerje vote. Ndërkohë që ka 20 persona të ndjekur, të akuzuar nga prokuroria, ndërkohë që flasim, janë në proces e sipër, 20 persona të dyshuar për blerje vote nga të gjitha partitë. Është mbreslënëse të shoh këtë aktivizëm dembel, që shpreh vetëveten në këtë tempull shumë të lartë të Bashkimit Europian, por ja që kështu është“, deklaroi Rama.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat