Dikur përdorej në vend të torturës, pse gudulisja nuk është aq pozitive sa e mendonim

Nëse keni menduar se është pamundur të vdisni nga të qeshurat dhe se gudulisja është gjithmonë e padëmshme, gaboheni. Kjo metodë e tmerrshme e torturës mund të çojë në vdekje nga aneurizma, zmadhim i aortës.

Mund të tingëllojë si një shaka, por gudulisja është një metodë e ligjshme e torturës që, në rastet më ekstreme, mund të rezultojë edhe me vdekje. Mund të përdoret për të abuzuar, dominuar, ngacmuar, poshtëruar ose marrë në pyetje një individ, kështu që është një gjë serioze. Ajo veprimtari mund të duket e padëmshme kur ekzekutohet në një rrethanë të sigurt dhe miqësore, por është pa dyshim një nga format më të këqija të torturave që dikujt mund t’i nënshtrohet.

Sigurisht, kjo tingëllon e çuditshme. Jemi mësuar të dëgjojmë shumë për metodat që qeveritë kanë përdorur — dhe i përdorin akoma — për të torturuar viktimat dhe për të nxjerrë informacione. Të paktë janë njerëzit që mendojnë se gudulisja është njëra prej tyre. Por është. Megjithëse mbase një nga më të çuditshmet, kjo metodë mund të jetë shumë efektive – dhe shumë vdekjeprurëse. E qeshura gjeneron stres dhe nxit një efekt paniku.

Gudulisja e detyruar mund të shkaktojë shqetësime të vërteta fizike dhe mendore. Personi që guduliset humbet plotësisht kontrollin mbi trupin e tij dhe hyn në një gjendje tensioni, lodhje dhe ankthi. Pra, edhe nëse nuk duket aq e rrezikshme sa keqtrajtimi fizikisht me grushta ose ndonjë makinë speciale e krijuar për të shkaktuar dhimbje, në disa raste mund të rezultojë në një vdekje brutale.

Nga ‘pse nuk gudulisim dot veten’ te gudulisja si një nga

Një nga paralajmërimet më të famshme kundër kësaj metode të çuditshme u vërejt nga studiuesja Irene Thompson në librin e saj “Nga A në Z për ndëshkimin dhe torturën”, ku flet për gudulisjen si ndëshkim, të quajtur “tortura kineze e gudulisjes”. Kjo metodë praktikohej kryesisht gjatë Dinastisë Han (206-220 pas Krishtit). Ajo u përdor si një metodë delikate e ndëshkimit kundër kriminelëve dhe tradhtarëve pasi nuk linte asnjë shenjë. Metoda është përdorur në periudha të tjera kohore, por nuk ekziston asnjë regjistër i përgjithshëm për të treguar rastet kur çoi në vdekje.

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat