Tepër i afruar me Sarën/ Shpërthen Jasmina ndaj Andit: Pusho se po flas! Mbylle gojën

Jasmina ka pasur një reagim tepër të ashpër pas takimit të Sarës me Andin, ku ky i fundit shfaqet tepër i afruar.

Në studio, Jasmina nuk ka hezituar që të reagojë me tone të larta ndaj Andit.

Jasmina: Pusho se po flas. Respektin si femër ta jap. Më dëgjo se po flas, mbylle gojën se po flas. Këto prapaskenat të cilësoj si shoqe, të rri të ha dreka e darka dhe pastaj ta shoh me çunin që ka qejf.

Andi: Doja të pyes doktorin nëse ka ilaç për xhelozinë, t’ja jap.

Jasmina: Nuk është xhelozi, është respekt. Nuk kam nevojë të fus një femër tjetër për të bërë një mashkull për vete.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat