Shtohet “haremi” i Mevlanit/ Sara hyn në listë, Antonela dhe Lediana: Je mes dy zjarresh

Në puntatën e sotme, në takimin me Andin, Sara foli edhe për ftesën që i bëri Mevlanit për takim, duke thënë se erdhi për faktin se ai i kishte shprehur një pëlqim. Ndërkohë, në studio Mevlani tha se ja kishte shprehur pëlqimin Sarës edhe jashtë studios, duke bërë që Antonela dhe Lediana të reagonin.

Antonela u shpreh se ai duhet t’i thotë gjërat në studio, ndërsa Lediana i kërkoi Mevlanit që të tregohet i kujdesshëm në gjërat që thotë.

Debati në studio:

Mevlani: Të kam thënë që më pëlqen edhe jashtë.

Antonela: Si jashtë, ju flisni jashtë?

Mevlani: Pse ti nuk më ke thënë mua jashtë që të pëlqej?

Antonela: Unë e kam thënë dhe në studio.

Mevlani: Edhe unë e kam thënë.

Antonela: Ore ça është kjo, je mes dy zjarresh këtu dhe i thua edhe asaj që të pëlqej.

Lediana: Kujdes ça flet.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat