Plumb në gjoks dhe qafë/ Ekzekutohet në mes të Tiranës biznesmeni, qëllohet me pistoletë me silenciator

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Tiranë ku si pasojë e një atentati me armë zjarri mbeti i vrarë 66-vjeçari Behar Sofia.

Viktima ka qenë duke shkuar për të takuar një mikun e tij pranë “Rrugës së Elbasanit” kur është qëlluar me dy plumba pranë zonës së Piramidës.

66-vjeçari ka marrë dy plumba, një në qafë dhe një në gjoks dhe u dërgua me urgjencë në spital. Por pa mundur të mbijetojë.

Dyshohet se në krim është përdorur një armë me silenciator pasi në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna.

Behar Sofia mbarte edhe emrin Fatmir ose mbiemrin Sulo kishte disa biznese në Tiranë dhe Durrës, ndërsa emri i tij, përveç lidhjeve me grupet e drogës, përmendet edhe në ngjarjen e 7 gushtit 2009 kur në Durrës u vranë katër efektivë policie.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat