Celibashi e thotë hapur: Kush është i prekur me Covid nuk do të votojë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një bashkëbisedim me gazetarët ka deklaruar se nuk ka një metodë që mund tu ofrohet qytetarëve të prekur me COVID që të votojnë në zgjedhje nga ambientet ku do të jenë të izoluar.

“Edhe kjo është çështje që ka marrë vëmendje publike dhe kam dëgjuar komente të ndryshme. Nëse qytetarët janë të pamundur për të dalë nga shtëpitë e tyre për arsyet e covid ne skemi asnjë lloj mundësia për tua ofruar shërbimin e votimit atje ku banojnë. I vetmi përjashtim që sanksionon kodi zgjedhor ka të bëjë me qendra të posaçme që ngrihen në institucione siç janë burgje dhe në rast ku ka jo më pak se 15 zgjedhës. Nëse partitë dhe parlamenti dakordësohet mund të bëjnë ndryshime në ligj për të gjetur zgjidhje në këtë, por e shoh të vështirë që të bëjmë një zgjidhje. Ata do vazhdojnë të ngelen pa votuar sa kohë të jetë ky kuadër”, tha ai./a.p

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat