Nuk u zgjodh nga Saimir, Genarda kapet mat e përqafuar me Atdheun

Generda nuk ishte e zgjedhura e Saimirit, por kjo nuk e ka mërzitur aspak bukuroshen e cila jeton në Gjermani. Përkundrazi, ajo është fotografuar mbrëmjen e djeshme me një nga djemtë më simpatik të “Përputhen”, Atdheun.

Ka qenë gazetarja e “Daily Love Story”, ajo që ka publikuar në Instastory disa foto ku në njërën prej tyre Generda shfaqet me Atdheun teksa ky i fundit i ka hedhur krahun.
“Kur të mbyllet një derë të hapet një dritare. (Më shumë Atdheu është si shtyllë, po nejse)”, ka shkruar gazetarja.

Ndërsa në foton tjetër shfaqet edhe Redona, ish-konkurrentja e cila jeton në Itali dhe Andi i “Përputhen”.

Se ç’po ndodh nuk dihet, por nuk përjashtohet mundësia që të katërt të jenë miq me njëri-tjetrin. Detaje të tjera na mbetet të na i zbulojnë vetë ata.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat