E pazakontë, gjykata urdhëron burrin t’i paguajë ish gruas kompensim për punët e shtëpisë

Një burrë kinez është urdhëruar nga gjykata t’i paguajë 5.500 paund ish bashkëshortes si kompensim për punët e shtëpisë gjatë martesës 5 vjeçare. Wang tha në gjykatë se gjatë martesës kujdesej për fëmijën dhe administronte punët e shtëpisë dhe se nuk kishte marrë ndihmë nga i shoqi.

Gjykata vendosi që Wang duhet të merrte si kompensim 5.500 paund, mori kujdestarinë e vetme të fëmijës si dhe një pension mujor prej 220 paundësh. Sipas Kodit të ri civil të vendit, të divorcuarit kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim nëse kanë më shumë përgjegjësi në shtëpi.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat