Finalja e ‘Love Story’: Saimiri bën zgjedhjen e tij

Po transmetohet mbrëmjen e sotme në TV Klan finalja e spektaklit të dashurisë “Love Story”. Nata finale ka rezervuar takime romantike të Saimirit me dy vajzat finaliste, Merin dhe Generdën.

Për Merin Saimiri kshte zgjedhur qytetin e Romës, ku pas një shëtitje në vendet kryesore të kryeqytetit italian, shijuan edhe një darkë.

Nuk munguan fjalët e dashurisë nga ana e të dyve, teksa Saimiri theksoi se nuk e kishte menduar që do arrinte të ndjente aq shumë për dikë.

Ndërsa me Generdën Saimir kishte një takim mjaft romantik dhe të ndjerë në Stamboll. Pas shëtitjeve në disa nga pikat turistike të qytetit, ata darkuan bashkë teksa folën për ndjenjat e tyre.

 

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat