Peleshi nga Korça: Nuk ka kohë për pushim, terminal modern autobusësh, ferma bujqësore dhe rrugë në “Parisin e Vogël” dhe gjithë qarkun

Ministri i Mbrojtjes dhe drejtuesi politik i qarkut të Korçës Niko Peleshi, me prezencën dhe të Kryeministrit Edi Rama, ka ndërmarrë një tur inspektimesh në qytetin e “serenatave”, Pogradec dhe Maliq.

“Terminali i ri modern i autobusëve jo vetëm vendos një standard të ri për transportin e udhëtarëve në “Parisin e Vogël” siç i thoshin dikur Korçës, të cilës po i kthehet shkëlqimi i një destinacionu turistik të klasit të parë, por hap edhe një perspektivë të re zhvillimi për periferinë deri dje të rrënuar të qytetit😍

#PunëJoGjumë, #SkaKohëPërPushim”, ka deklaruar Peleshi përmes rrjetit social, pasi ka inspektuar ndërtimin e terminalit modern të Korçë, i quajtur dhe “Parisi i Vogël” që tashmë është kthyer në një destinacion turistik.

Më herët është bërë inspektim në kantierin e ndërtimit të rrugëve në Pogradec.

“Akset e reja turistike kanë hapur një faqe të re në jetën e qytetit dhe krijuar kushte të reja për të mbështetur rritjen e ekonomisë së turizmit në të katër stinët, ndërkohë që është gati edhe projekti i dy zonave historike, ku njësoj si në Korçë e në Vlorë, do të bëhet rehabilitimi i thellë i shtëpive të vjetra, përfshirë edhe shtëpitë e Lasgushit e të Mitrushit, të cilat janë destinacione të trashëgimisë shpirtërore të shqiptarëve😍”, është shprehur Peleshi.

Ndërsa teksa ka vizituar bashkë me Ramën, fermën e ngritur nga një fermer në Maliq, Peleshi është shprehur: “Në fermën e Ilirian Prengut, përfitues i skemës së mbështetjes nga AZHBR, përmes Programit IPARD II, për ndërtimin e një pike moderne grumbullimi dhe ruajtjeje të prodhimeve në shërbim të fermerëve të zonës, të cilët përfitojnë tanimë edhe nga skema e mbështetjes me naftë pa taksa😍 #RESPEKT🙏”.

Nderkohe qe kane qene dhe ne Shamoll, ne fermen moderne te fermerit. “Në fermën spektakolare të Ylvi Bylykbashit, ku mund të shohësh e të dëgjosh dallimin e madh, dita me natën, mes realitetit të prodhimit bujqësor sot, krahasuar me 7 vjet më parë dhe dënglave e dokrrave që prodhojnë sehirxhinjtë llafeshumë të mexhelisit tonë😷

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat