Edhe Moderna, pas Pfizer, shpërndan më pak vaksina në Itali

Kompania farmaceutike Moderna do të japë më pak doza të vaksinës antiCovid-19 në Itali nga sa ishte planifikuar fillimisht, tha sot një zyrtar.

‘’Dorëzimet do të ulen me 20%’’, i tha shtypit komisioneri qeveritar, Domenico Arcuri.
Komisioni Europian, i cili po koordinon prokurimin e vaksinave për Bashkimin Europian, tha se komiteti drejtues i tij po diskutonte aktualisht problemet e mundshme të furnizimit të Moderna.

“Moderna sapo na informoi se për shkurtin do të na japë 132 000 nga 166 000 dozat e planifikuara”, tha Arcuri.

“Habia, shqetësimi dhe dekurajimi ynë janë në rritje”, shtoi ai.

Si Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ashtu edhe Italia kanë miratuar përdorimin e vaksinës.

Prodhuesit farmaceutikë AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech kanë njoftuar gjithashtu ulje të përkohshme të dërgesave të tyre të vaksinave Covid-19 në vendet e BE.
Italia, me një popullsi prej 60 milion banorësh, është goditur rëndë nga pandemia.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat