Ledion Mita është i riu që shpëtoi jetën e dy fëmijëve rom (motër e vëlla), të cilët mëngjesin e djeshëm ranë në shtratin e lumit Gjanica duke rrezikuar të mbyten.
I riu tregon se kishte dalë xhiro, por në një moment pa vajzën që ra në lumë dhe pas saj u hodh edhe vëllai për ta ndihmuar, por që i kishte marrë rryma të dy. Ai shprehet se në atë moment është hedhur për të shpëtuar fëmijët. Mita tregon se së pari shpëtoi vajzën që ishte më në gjendje të rëndë dhe më pas djalin.
“Kisha dalë xhiro dhe i pashë te kangjellat njërit prej fëmijëve i shkau këmba. Tjetri u hodh për të ndihmuar të motrën dhe aty i mori rryma dhe i solli deri këtu. E pashë se skishin shpëtim, u hodha i nxorra jashtë. Vajza vajti zëre e vdekur, kurse djali rezistoi pak më tepër, vajzën e nxora të parën të dytin djalin. Erdhi ambulanca, i mori dhe i çoi në spital”, thotë Redion Mita. Ledio Mita është babai i një djali kater vjeçar.