Pas sherrit me Fationin në emision, reagon Erisi: Rrespekte për…

Ditën e djeshme Erisi u përfshi në një sherr me Fationin. Shkak u bë një deklaratë e Erisit ndaj Melisës, së cilës i tha se kishte ofenduar Ledianën. Mirëpo kjo gjë nuk i ka pëlqyer Fationit, i cili i ka dalë menjëherë në mbrojtje Melisës. Më pas dy konkurrentët nisën të shaheshin dhe të debatonin me njëri-tjetrin, madje në një moment Fationi u ngrit nga karrigia dhe tentoi të shkonte drejt Erisit për ta goditur. Por kjo gjë nuk u lejua nga djemtë e tjerë, të cilët ndërhynë menjëherë për të ulur gjakrat. Pas këtij momenti ata u nxorrën jashtë studios. Në lidhje me këtë ngjarje dhe këtë sjellje ka reaguar dhe vetë Erisi. Në një InstaStory ai kërkon ndjesë dhe shpreson që të mos ndodhet në një situatë të tillë sërish.

Kërkoj ndjesë për situatën e sotme që doli jashtë kontrollit, për një sjellje që nuk duhet shfaqur në programe televizive si një shembull i keq për publikun. Shpresoj të mos ndodhem sërish në një situatë të tillë. Respekt për të gjithë ju që më keni përkrahur.

Pas sherrit me Fationin, konkurrenti i ri i “Për’puthen”

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat