Pedagogia i bashkohet nismës së studentëve për të ndihmuar fëmijët: Nuk ka gjë më të bukur se sa të shohësh buzëqeshjen në sytë e tyre

Edhe pakë ditur na kanë mbetur nga viti 2020 dhe shumë shpejt do të hyjmë në vitin 2021. Ky vit ka qenë shumë i vështirë për të gjithë, dhe në këto ditë festash ajo që ka më shumë rëndësi për ne është që të bëjmë fëmijët sado pak të lumtur.

Pedagogia e njohur Ilirjana Kuçana ka bërë me dije se sëbashku me vajzën e saj ka vendosur që ti bashkohet nismës së disa studentëve për të ndihmuar disa fëmijë të komunitetit rom.

Ajo shkruan se nuk ka gjë më të bukur se sa të shohësh buzëqeshjen në sytë e këtyre fëmijëve të vuajtur dhe të pafajshëm.

Ilirjana Kuçana:

Sot ju bashkova nismës së disa studentëve të Fakultetit Ekonomik për të dhuruar lodra për fëmijët në nevojë.

Nuk ka gjë më të bukur se sa të shohësh buzëqeshjen në sytë e këtyre fëmijëve të vuajtur dhe të pafajshëm.

Të gjithë së bashku me kontribute të ndryshme mund të përhapim ngrohtësi, gëzim dhe kënaqësi dhe tek ata fëmijë që padrejtësisht ju është privuar fëmijëria, nga shkaqe natyrore apo kushtet ekonomike. I inkurajoj studentët për këto nisma dhe do të ju gjendem krah sa herë ata të ndërmarrin nisma të tilla. Sadisfaksionin që kam ndjerë sot e kam përjetuar pak herë në jetë. Një falenderim i veçantë për senatorin e Fakultetit te Ekonomise Eljon Mulgeci.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat