VIDEO/ Sherr masiv në Fier, 20 veta përleshen me njëri tjetrin

Një shèrr masiv ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një grup adoleshentësh janë pèrleshur dhùnshëm me njëri tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin e parkimit pas qendrës së qytetit, ku ‘bètèja’ është kapur nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë.

Policia:

Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia”, Fier, ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa adoleshentëve.

Pas marrjes së njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe është bërë i mundur identifikimi i personave që kanë marrë pjesë në konflikt.

Policia ka shoqëruar disa prej tyre dhe po punohet për shoqërimin e personave të tjerë të identifikuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat