Mutacion i dytë i Covid në Angli/ Ministri i Shëndetësisë  urdhëron mbyllje totale të popullsisë 

Një mutacion tjetër i Covid është zbuluar ditën e sotme në Angli. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se të gjithë njerëzit janë urdhëruar që të qëndrojnë të mbyllur. Ministri i Shëndetësisë në Angli, Matt Hancock në një deklaratë për shtyp ka thënë se miliona familje janë urdhëruar që të qëndrojnë mbyllur në Jug-Lindje të Londrës.

Anglia zyrtarisht ditën e sotme janë futur në një mbyllje të plotë në 48 orë. Mutacioni i ri i Covid është zbuluar nga disa ekspertë të Sage. Ekspertët thonë se mutacioni i dytë i Covid për përhapet me shpejtësi të Londrës dhe dhe në të gjithë Anglinë Lindore.

Mutacioni i ri i koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm. Lidhur me këtë rast, shumë vende të botës kanë vendosur që t’i ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar. Raste me infektime janë shfaqur dhe në disa vende si Holanda, Danimarka dhe Italia,  të cilat kanë ndërprerë fluturimet me Britaninë e Madhe./a.p

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat