Kujdesej për një fabrikë kanabisi të ndërtuar mbi pub, prangoset 21-vjeçari shqiptar

Në Britaninë e Madhe është arrestuar një 21-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet se kujdesej për një fermë në Rhyl të Britanisë, më konkretisht mbi pub-in Windsor Arms në Uells të Britanisë. I arrestuari është idnetifikuar si Ritvan Qullhaj dhe mësohet se kishte një fabrikë kanabisi me rreth 300 rrënjë të kultivuara, që kapin vlerën 30 mijë paund. Pas arrestimit, djali ka dalë para trupës gjykuese, ndërsa ka deklaruar se ishte detyruar që të merrej me këtë punë, pa dëshirën e tij. Ndërkohë Qullhaj u shpall fajtor për prodhimin e lëndëve narkotike dhe u dënua me 14 muaj burg.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat