U prangos si ‘boss kokaine’, Ramazan Rraja me shkollë të lartë, Artan Hoxha zbulon detaje: Mori bursë se ishte anëtar i një forumi partiak

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar të dhëna të tjera lidhur me jetën e nipit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, Ramadanin.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se Rraja është diplomuar në një universitet privat në Tiranë, dhe kishte përfituar zbritje pasi ishte pjesë e një forumi rinor. Megjithatë është shprehur se nuk ka dijeni lidhur me degën në të cilën ai është diplomuar.

Është një gjë shumë e çuditshme dhe për të qeshur në fakt. Ramazan Rraja është diplomuar në një universitet privat në Tiranë, dhe është…e ka marrë si anëtar i një forumi rinor të një partie në fakt, nuk di çfarë të them. Ishte një ofertë, që këta të forumit rinor përfitonin ulje dhe 300 euro bursë më duke. Nuk e di për degën që e ka marrë por mënyra kjo është,”-tha Hoxha.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat