SHBA ‘i çon te dera’ Iranit nëndetësen bërthamore me 154 raketa, ndizen tensionet

Shtetet e Bashkuara njoftuan mbërritjen e nëndetëses bërthamore “USS Georgia” në Gjirin Persik të hënën, lëvizje që mund të rrisë tensionet me Iranin.

Asnjë nga këto lloje të nëndetëseve, të cilat janë të pajisura me raketa Tomahawk, nuk ka udhëtuar në Gjirin Persik prej tetë vitesh.

“USS Georgia” është një nga katër nëndetëset me raketa të flotën së marinës. “USS Georgia” e pajisur me deri në 154 raketa ‘Tomahawk’, kaloi nëpër ngushticën e Hormuz, një nga rrugët ujore më të rëndësishme për tregti në botë.

Mediat e komentojnë lëvizjen e SHBA si një shfaqje force ndaj Iranit, i cili ndodhet në Gjirin Persik.

Artikuj të ngjashem

Instagram

Më të lexuarat